Real Madrid 4-1 Huesca (Hazard 40′, Benzema 45′,90′ Valverde 54′ / Ferreira 74′)
Real Madrid fitoi 4-1 ndeshjen me Huescan në shtëpi. Në minutën e 40, Eden Hazard ka kaluar vendasit në avantazh. Belgu ia ka dalë të shënojë një gol mjaft të bukur nga afro 25 metra largësi.
Mesfushori me tipare sulmues ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierë, teksa është karakterizuar nga shumë dëmtime, që nuk e kanë lënë të qetë të tregojë cilësitë në fushë.
Në limitet e pjesës së parë ka qenë edhe Benzema që do të gjente golin e dytë, duke qetësuar trajnerin Zidane. Francezi ka vepruar bukur në zonë dhe me një diagonal të fortë ka mposhtur për të dytën herë në pak minuta portierin mik Fernandez.
Në pjesën e dytë, Valverde do gjente golin e tretë në minutën e 54, teksa rezutati 3-1 do vendosej nga Ferreira në minutën e 74. Real Madrid do shënonte me Benzema, që dopietën do e gjente në shtesë.