
Një skenë e dhimbshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë një ndeshje të Europa League. AZ Alkmaarr po luante kundër irlandezëve të FC Dundalk dhe në minutën e 60-të, sulmuesi Stijn Ëuytens shënoi gol me kokë. Por pikërisht në këtë moment ai u përplas me mbrojtësin Gary Rogers duke përfunduar në tokë pa ndjenja. Shokët e tij nisën të qajnë në fushën e lojës, teksa menduan më të keqen për Ëuytens. Megjithatë pas pesë minutash ai reagon, duke iu rikthyer ndërgjegja dhe transportohet në spital për ndihmë të specializuar.
Poll