
Arsenal po zhvillon ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Ëolves. Topçinjtë humbën garën për titull por kanë arritur të sigurojnë zonën Champions.
Granit Xhaka po luan ndeshjen e tij të fundit me londinezët ku pritet dhe lamtumira. Kjo lamtumirë e ish-kapitenit vjen në mënyrën më të mirë të mundshme ku brenda 3 minutave ai ka arritur të shënojë dy gola.
Në minutën e 11-të Xhaka zhblloki sfidën duke kaluar të tijët në avantazh. Shqiptari nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit pasi pas 3 minutave gjenë edhe golin e dytë.
Xhaka pritet të transferohet te Bayer Leverkusen në merkaton e verës.
Poll