Tirana do të përballet me Dinamo Batumi në ndeshjen e parë kualifikuese në Confernece League, më 13 korrik në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë synojnë të kalojnë të paktën turin e parë pasi në të dytin do ta kenë shumë të vështirë përballë gjigantë turq të Besiktas.
Drejtuesit kanë hyrë fuqishëm në merkato duke afruar futbollistë si Albo Doka, Latifi, Selmani, Nunes, Obanor e së fundmi Jonuzi. Lojtarët do të bëjnë punën e tyre por klubi kërkon edhe ndihmën e tifozëve të cilëve u bën thirrje në rrjete sociale.
“Shënojeni datën në calendar, ju presim në Air Albania më 13 korrik”, shkruan klubi në postimin e fundit. Një mënyrë për të ndezur entuziazmin e tifozëve bardheblu që presin me padurim momentin e shitjeve të biletave.