Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Shënoi tre gola kundër Atleticos, por Ronaldo nuk ia 'kurseu' kërkesën e tij tifozëve të Realit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shënoi tre gola kundër Atleticos, por Ronaldo nuk ia

Ronaldo ishte vendimtar për Real Madrid dje në sfidën e parë gjysmëfinale të Championsit kundër Atletico Madrid.

Sulmuesi portugez shënoi tre gola në fitoren 3-0 të Realit, por pas ndeshjes, ai iu afrua tifozëve të skuadrës së tij duke iu kërkuar atyre që të mos e vërshëllenin më, por ta duartrokisnin gjithnjë.

Tifozët e Realit shquhen për karakterin e tyre kritikues të vazhdueshëm ndaj skuadrës dhe futbollistëve specifikë, ndërsa edhe Ronaldo është vendosur shpeshherë në shënjestër të vërshëllimave të tyre.

Por, pas ndeshjes së djeshme, sigurisht që tifozët do të kursehen në kritikat e tyre ndaj 'yllit' portugez.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ULPyvgzyZ90

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga