
PSV-Ajax ishte supersfida e ditës së sotme në kampionatin hollandez e vlefshme për javën e 24-të. Vedasit shënuan golin e parë në minutën e 29-të me Zahavi, ndërsa Ajax barazoi në të 92-të me penallti nga Tadic duke ruajtur vendin e parë me 6 pikë diferencë nga PSV . Sulmuesi serb pas golit të shënuar u përplas edhe me lojtarin e PSV-së, Dumfries pasi ky I fundit e quajti frikacak.
Tifozët nuk ia falën lojtarit serb golin e shënuar dhe sherrin e ndodhur me lojtarin e tyre dhe pas ndeshjes e kanë sulmuar me monedha. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që Tadic del nga stadiumi me forca të shumta policie dhe një tifoz e godet me monedhë në kokë.
Poll