
Ever Banega është sërish në qendër të polemikave në Spanjë. Një muaj më parë mesfushori argjentinas festoi me disa shokë të skuadrës në shtëpi pa u ruajtur nga Covid-19. Me La Ligan të mbyllur Banega ka vendosur që të argëtohet disa ditë dhe ka zgjedhur një klub për të kaluar natën.
Lojtari nuk mban maskë, ndërsa nga ky klub ka rezultuar 12 persona të infektuar. Një gjë e tillë ka sjell sërish polemika në Spanjë, por edhe te Sevilla që duhet të marri masa për lojtarin pasi për pak ditë do të luajnë në Europa League ndaj Romës.
Nueva polémica rodea de nuevo a Ever Banega!!! #Radioestadio
— Radioestadio (@Radioestadio) July 25, 2020
Vídeo publicado en redes sociales donde aparece sin mascarilla en la discoteca Mya, en la que 12 trabajadores han dado positivo por Covid!! pic.twitter.com/JHeZZvriC5