Schalke 04 ka mposhtur ditën e sotme në mënyrë surprizë 4-3 Frankfurtin. Edhe pse kanë zyrtarisht nga Bundesliga, vendasit i kanë bërë “gjëmën” Frankfurtit duke e lënë jashtë Champions League. Në këtë ndeshje një prej golave të Schalke u shënua nga sulmuesi shqiptar, Blendi Idrizi.
Sulmuesi 23-vjeçar i Kosovës luajti sot ndeshjen e dytë në Bundesligën gjermane dhe arriti të gjente rrugën e rrjetës. Pas një asisti nga Huntelar, Idrizi gjuajti me të majtën duke mposhtur portierin e Frankfurtit. Ky ishte goli i parë në Bundesligë për lojtarin shqiptar pas vetëm 2 ndeshje të luajtura.