
Gjatë ndeshjes Liverpool-Arsenal e përfunduar në barazim 2-2 pati dhe një moment shumë qesharak. Kur rezultati ishte 1-2 përtopçinjtë, Liverpool fitoi një penallti.
Nga pika e bardhë do të gjuante Salah. Ndërkohë trajneri i Liverpool Jurgen Klopp i ktheu shpinën nga pankina sepse nuk donte ta shihte penalltinë. Salah gjuajti por goditja shkoi jashtë. Klopp që nuk e pa kujtoi se nga reagimet në stadium egjiptiani shënoi dhe u kthye duke festuar. Por më pas pa që Salah e kishte humbur 11-metërshin dhe u zhgënjye shumë.
Poll