
Emir Sahiti protagonist. Lojtari shqiptar realizoi gol sot në fitoren 0-2 të Hajduk Split ndaj Dinamos së Zagrebit, në takimin për kampionatin kroat. 23 vjeçari shfrytëzon më së miri një pasim të Livajas dhe dërgon topin në rrjetë, pikërisht në minutën e 90-të, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së tij.
Sahiti në këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje dhe ka dhënë maksimumin. Ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një herë pasin e fundit. Në CV-në e tij kemi skuadra si Sibernik, Rabotnicki, apo Hajduk Split 2, klube në të cilat ka dhënë kontributin e tij.
Poll