
Roma bën një hap fals në garën për një vend në zonën Champions. Skuadra e drejtuar nga Ranieri është mundur në transfertë ndaj Spal. Një humbje q kthehet në asist për Interin dhe Milanin që do të përballen ditën e nesërme. Një golë i Fares në minutën e 22-të i dha avantazhin Spalit. Në pjesën e dytë ishte Perotti që barazoi ndeshjen duke u treguar i saktë nga penalltia.
Për t'i dhënë fitoren Spalit mendoi Petagna i cili kthen në golë një penallti duke i thënë një 3 pikësh të rëndësishëm në luftën për mbijetesë. Roma ngelet në kuotën e 47 pikëve 3 pikë më pak se Interi dhe 4 pikë më pak se Milani, ndërsa Spal shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 15-të.
Poll