Në Gjermani dhe veçanërisht në Berlin ditën e sotme u kujtua një nga momentet më historike për Gjermaninë dhe Evropën, rënia e “Murit të Berlinit”, e cila simbolizon dhe fundin e sistemeve komuniste në Evropën Lindore. Muri i vendosur në Berlin, ndau në dy pjesë Gjermaninë, në atë Lindore dhe Perëndimore. Njerëz të të njëjtës familje u ndanë dhe 100-ra vetë ranë viktima në përpjekje për të kaluar “Murin”.
Rënien e këtij “Muri” që ka lënë kaq shumë shenjë në histori, një prej ekipeve të Berlini-t, Hertha bëri një koreografi spektakolare para fillimit të sfidës në Bundesligë.
Ditën e sotme është luajtur java e 11-të e Bundesligës gjermane dhe një sfidat interesante ishte ajo mes Hertha Berlin dhe Leipzig që u mbyll me rezultatin 2-4 në favor të miqve. Por përvecc rezulatit që prodhoi fusha e lojës, vendasit kishin përgatitur dhe një koreografi spektakolare para fillimit të ndeshjes.
Data e sotme përkon me 30 vjetorin e shëmbjes së murit të Berlinit (9 nëntor 1989) dhe për këtë arsye Hertha Berlin kishte përgatitur një koreografi duke improvizuar një mur të madh në mes të fushës dhe më pas duke e shembur për të kujtuar këtë datë. Lojtarët të ndarë nga të dyja krahët para fillimit, njerzit që mbanin murin e improvizuar e rrëzuan, ndërsa edhe në shkallët e stadiumit kishin përgatitur një super koreografi.