
Manchester City po fiton 1-0 ndaj Dortmund. Goli i vetëm u realizua nga De Bruyne, në minutën e 18-të. belgu bën gjithçka mirë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës. Një moment i dyshimtë u bë objektiv i VAR, me qytetarët që kërkuan penallti. Gjithsesi, një e tillë nuk u akordua.
Real Madrid po triumfon 2-0 ndaj Liverpool. Madrilenët shënuan të parin me junior Vinicius, pas gjysmë ore lojë. Me qetësinë e duhur, i dyti erdhi 5 minuta më pas nga Asensio. Të kuqtë u përpoqën të reagonin, por e kishin të pamundur.
Poll