Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së martë në Uefa Champions League. Në ndeshjet e orës 18:55 turqit e Galatasaray nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Stamboll ndaj Brugge. Leverkuesn ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Lokomotivës në Moskë.
Ora 21:00 ka rezervuar sfida interesante, me Atalantën që ka rregjistruar fitoren e parë në këtë kompeticion. Për italianët kanë shënuar Muriel dhe Gomez. Tottenham ka fituar me përmbysje ndaj Olimpiacos në Londër, me Mourinhon që kthehet të fitojë nën tingujt e Champions. Bayern shkërmoq Crevena Zvezdën në Beograd, me bavarezët që shënuan gjashtë herë. Juventus fitoi 1-0 ndaj Atletiko Madrid, me gol të Dybala. Real Madrid nuk ka mundur të ruajë avantazhin e dy golave, duke u barazuar nga PSG.
Rezultatet dhe golat e mbrëmjes së sotme:
Galatasaray 1-1 Club Brugge
Lokomotiv Moscoë 0-2 Bayer Leverkusen
Atalanta 2-0 Dinamo Zagreb
Crvena Zvezda 0-6 Bayern Munchen
Juventus 1-0 Atl. Madrid
Manchester United 1-1 Shakhtar D.
Real Madrid 2-2 Paris Saint Germain
Tottenham 4-2 Olympiacos