
Real Madrid u tregua i pamëshirshëm ndaj Levantes në javën e 36-të të LaLigas. Los Blancos ja dolën të korrnin një fitore tenistike 6-0 ndaj Levantes. Aspak tolerim në takimin e orës 21:30, për Levanten që mban vendin e fundit në renditje.
Festivali i golave filloi me Mendyn në minutën e 13’. Më pas i përhershmi Benzema dyfishoi shifrat në minutën e 19. Ndërsa Rodrygo në të 34’ minutë dhe Vinicius në të 45’, u kujdesën për ta çuar skuadrën në avantazhin e katër golave me fundin e pjesës së parë.
Fituesi ishte vendosur tashmë, por jo historia e golave. Vinicius Junior mbylli tre golëshin e tij në minutën e 68’ dhe 83’. Festë në Madrid me këto shenja pozitive që jep ekipi para finales së madhe të Champions League ndaj Liverpool, më 28 maj ora 21:00. Spektakli i garantuar po afrohet.