
PSG nuk ka gabuar dhe ka bërë detyrën duke fituar 2-1 në shtëpi ndaj Lens. Një ndeshje jo e lehtë për kampionët në fuqi të Francës, por që në fund arritën të dilnin me 3 pikë. Neymar gjeti golin e parë të ndeshjes në minutën e 33-të pas një gabimi në mbrojtjen e Lens.
Në fraksionin e dytë, Marquinhos shënoi edhe golin e dytë, por festa zgjati pak pasi Ganago ngushtoi rezultatin. PSG gjeti edhe golin e 3-të pak minuta nga fundi me Icardin, por gjyqtari e anulloi me VAR për pozicion jashtë ljoe. Me këtë fitore, PSG ngjitet momentalisht në pjesën e parë me 75 pikë, dy pikë më pak se Lille që do të luajë në mbrëmje ndaj Nice.
Poll