
Paris Saint Germain ka arritur të fitojë me rezultatin 6-2, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kampionët e Francës u përballën me Gamba Osaka, në kuadër të fazës përgatitore në Japoni.
Sfida u zhvillua në stadiumin “Panasonic Stadium Suita” dhe Neymar, Nuno Mendes dhe Leo Messi ishin ata që shënuan që në pjesën e parë. Në të dytën ishte sërish Neymar që realizoi, ndërsa Mbappe vulosi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.
Poll