Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Protagonist absolut me supergol dhe asist, bomberi i Kombëtares shkëlqen në Kroaci

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Protagonist absolut me supergol dhe asist, bomberi i Kombëtares

Indrit Tuci është bërë protagonisti absolut i sfidës që po luhet aktualisht mes Lokomotiva Zagreb dhe HNK Gorica në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën në minutën e 42’ teksa asistoi për shokun e skuadrës ndërsa me fillimin e pjesës së dytë do të shënonte vetë një supergol nga ditanca në cepin e majtë të kuadratit.

Tuçi po shkëlqen këtë sezon me Lokomotivën, ku luan edhe mbrojtësi Mersinaj, teksa këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste për shokët e skuadrës. Performancë shumë e mirë e tij që sigurisht nuk është lënë pa u vlerësuar nga trajneri i Kombëtares Sylvinho që sheh tek ai një kandidat të mundshëm për sulmin e kuqezinjve.

Goli i Tuçit:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga