Armando Sadiku ditën e sotme është zyrtarizuar te skuadra e Mohun Bagan. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të nisë kështu një aventurë të re në Indi, teksa mbylli sezonin e kaluar te ekipi i Cartagena në Spanjë.
Skuadra indiane i ka bërë një prezantim fantastik elbasanasit, teksa nëpërmjet një video në rrjetet sociale paraqiten disa artikuj ku Sadiku është cilësuar “hero”, teksa mes rreshtave thuhet se ka shënuar mbi 150 gola në karrierën e tij, ndërsa është një pikë referimi për kombëtaren shqiptare.
“Heroi juaj i ri është këtu” ka shkruar shkurtimisht klubi krahas videos së postuar.
Poll