Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Predha e rënë në Poloni, Kombëtarja shkon në Katar me dy avionë ushtarakë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Predha e rënë në Poloni, Kombëtarja shkon në
Kombëtarja e Polonisë ka udhëtuar ditën e sotme drejt Katarit në kuadër të Botërorit që do të startojë të dielën. Por, ndryshe nga herët e tjera, përfaqësuesja polake është shoqëruar nga forca sigurie në kuadër të mbrojtjes prej tensioneve të ditëve të fundit me Rusinë. Siç ka raportuar vetë Federata e Futbollit të Polonisë, skuadra e Leëandoëskit dhe delegacioni janë larguar nga Varshava me mbikëqyrjen e avionëve ushtarakë. Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur shumë tension për shkak të një predhe të rënë në tokën polake, e cila shkaktoi edhe dy të vdekur. Edhe pse përfaqësues të NATO-s deklaruan se nuk ka asnjë indikator që kjo të jetë bërë nga Rusia, Ministria e Mbrojtjes është siguruar që përfaqësuesja të linte territorin e Polonisë në mënyrën më të sigurtë të mundshme. Në video shihet avioni i pasagjerëvë që ndiqet anash nga dy avionë luftarakë.  
Poll

Lexo gjithashtu