
Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord është kryefjala e ditës së sotme, jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë Europën. Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të presë këtë sfidë të rëndësishme që nis prej orës 21:00. Policia shqiptare ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e takimit, ku ekziston frika për një përplasje të mundshme mes tifozërive.
Një natë më parë, uniformat blu hasën në rezistencën e huliganëve hollandezë dhe italianë duke u kapur të papërgatitur. Megjithatë situata sot ka ndryshuar, teksa newsport.al ka siguruar një video ku shihen autoblindat e policisë, por edhe autobotat që shërbejnë për shpërndarjen e turmave përmes ujit. Më poshtë shihni momentin kur automjetet e policisë kalojnë në “Unazë”.