Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Po raportonte LIVE nga Katari, gazetares argjentinase i vjedhin portofolin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po raportonte LIVE nga Katari, gazetares argjentinase i vjedhin
Pavarësisht investimit të madh në siguri për të siguruar si tifozët ashtu edhe gazetarët në Botëror, përsëri ka viktima të vjedhjes në Katar. Dominique Metzger, një gazetare argjentinase e cila po bënte mbulimin e turneut, ka treguar se ajo është vjedhur derisa ishte duke bërë transmetim LIVE nga Doha. Ajo e ka bërë publik incidentin në rrjetet sociale, duke raportuar që ajo ishte viktimë e një vjedhje derisa ishte duke u paraqitur live nga zona e tifozëve, e njohur si “fan zone”. Shumica e gjërave personale të saj janë vjedhur, përfshirë portofolin e saj, i cili ka pasur dokumentet e rëndësishme, përfshirë ID. “Ata sapo ma vodhën portofolin kur ne po bëjmë këtë transmetim drejtpërdrejt. Policia, me dërguan këtu që ta bëjë një raport. Dokumentet dhe kartelat janë ato që me shqetësojnë më së shumti, nuk shqetësohem për gjërat tjera. Kështu që, do të shohim çfarë do të ndodh. Përvoja që nuk i pritni gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, ju jetoni përmes tyre”, ka thënë ajo live në emision. Autoritetet kanë premtuar që do ia kthejnë të gjitha gjërat e vjedhura gazetares argjentinase. Policia po ashtu ka kërkuar se me çka dëshiron ta akuzojë ajo hajnin në rast se ai gjendet.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dominique Metzger (@domimetz)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga