
Është mbyllur në barazim 2-2 sfida e ditës së sotme mes Leipzig dhe Hertha Berlin.
Ishin miqtë që gjetën golin e parë të takimit që në minutën e 9-të me Grujic, ndërsa Leipzig barazoi në minutën e 24-të me Klostermann.
Në pjesën e dytë, Leipzig shënoi golin e avantazhit me Patrik Schik pas një gabimi të portierit të Hertha Berlin. Në minutën e 82-të, ishte Piatek që barazoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë. Bomberi polak gjetin golin e dytë me Hertha Berlin duke i dhënë një pikë të rëndësishme në kampionat.
Poll