
Andre Gomez pësoi një dëmtim horror disa ditë më parë ndaj Tottenham. Një ndëhyrje nga mbrapa e Son bëri që mesfushori portugez të pësonte një dëmtim të rëndë. Andre Gomez përfundoi me sukses operacionin dhe tashmë ndodhet në shtëpi pranë familiarëve të tij. Mesfushori ka folur për herë të parë pas dëmtimit. Në rrjetet sociliale, Andre Gomez falenderon të gjithë tifozët për mesazhat dhe shprehet se gjithçka ka shkuar shumë mirë.
"Përshëndetje të gjithë. Siç e keni marrë vesh çdo gjë shkoi mirë dhe tani jam në shtëpi me familjen time. Dua t'iu falenderoj të gjithëve për mesazhet tuaj mbështetëse dhe për energjinë pozitive që më keni dhënë. Ju falenderoj" shprehet Andre Gomez.
Poll