Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Pesë gola dhe përmbysje spektakolare, MILAN fiton në frymën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pesë gola dhe përmbysje spektakolare, MILAN fiton në

FT Milan 3 - 2 Udinese (Rebiç 48' 90+3', Hernandez 72' /Larsen 6', Lasagna 85')

Është mbyllur ndeshja mes Milan dhe Udineses (3-2), e vlefshme për javën e 20 të Serisë A në futbollin italian. Miqtë nga Friuli kanë gjetur rrugën e rrjetës në minutën e gjashtë nga Larsen, i ndihmuar edhe nga një dalje e pastudiuar e portierit Donnarumma.

Në kërkim të mbylljes së hapsirave, portieri i Milan ka bërë një gafë të rëndë duke bërë që Milan të pësojë një gol që në fillimin e ndeshjes.

Ante Rebiç ka barazuar shifrat për Milan, me lojtarin që u fut në lojë vetëm pjesën e dytë. 3 minuta i janë dashur sulmuesit të Milan, për të vendosur gjithçka në ekuilibër. Një aksion i bukur i Contit  nga e djathta, ka bërë që goli i barazimit të jetë një lojë fëmijësh për kroatin.

Minuta e 72 ka sjellë edhe golin e dytë për Milan. Është mbrojtësi Theo Hernandez që me një koordinim perfekt nga jashtë zone, ka kaluar kuqezinjtë në avantazh. Goli i pestë për mbrojtësin këtë sezon.

Nuk kanë fund surprizat në Milano, me Udinesen që ka gjetur golin e barazimit në minutën e 85 me Kevin Lasagna.

Ante Rebiç "çmend" Milanon duke gjetur golin e avantazhit në frymën e fundit, me një diagonale nga brenda zone. Goli i dytë për kroatin në këtë ndeshje.

Formacionet:

Milan: G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Bonaventura (Rebiç); Ibrahimovic,Leao

Udinese: Musso; Ekong, Becao, Nuytinck; Larsen, Fofana, Mandragora, De Paul, Sema; Okaka, Lasagna.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga