
Sot janë luajtur ndeshje miqësore mes ekipeve kombëtare dhe një takim që është zhvilluar ka qenë ai mes Gjeorgjisë dhe Lituanisë. Ndeshja është mbyllur në shifrat 4-0 për Gjeorgjinë dhe menjëherë janë hedhur dyshimet e para se ky takim mund të jetë i trukuar.
Të paktën kështu shkruan Federbet. Organizata e njohur e cila punon kundra trukimit të ndeshjeve dyshon në ndershmërinë e këtij takimi. Federbet njihet edhe për akuzat në drejtim të ekipit të Skënderbeut në të kaluarën ku shpesh ka dyshuar si të trukuara edhe takimet e korçarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=8A9BGmj8Lc0
[gallery columns="1" size="full" ids="219544"]
Poll