Derbi i Kryeqytetit
Partizani nuk njeh fitore në “Air Albania”, Tirana arkëton triumfin e radhës në derbi. Ndeshja u vulos nga 2 golëshi i Redon Xhixhës, e përfunduar me shifrat 0-2. Bardheblutë luajtën me 10 lojtarë për pjesën më të madhë të takimit.
Partizani tentoj të reagoj me Skukën dhe Da Silvën por çdo gjë ndalej nga Bekaj. Gardiani bardheblu bëri një paraqitjë të shkëlqyer në këtë takim. Vlen për t’u përmendur që derbit të kryeqytetit nuk i mungoj asgjë në këtë takim, duke nisur nga atmosfera e tifozerisë dhe duke vijuar me kartonat e kuq, penallti dhe golat.
Partizani – Tirana 0-2 (Xhixha 46' 69')
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-1-2): Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka
Trajner: Giovanni Colella
Tirana (4-3-3): Bekaj, Toshevski, Behiratche, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patric
Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90'+6' Mbyllet derbi i kryeqytetit, Tirana vijon serinë e fitoreve ndaj Partizanit
90'+4' Nuk ndalen së hedhuri sende të forta në fushë tifozët e Partizanit. Skuqet dhe Partizani, Matondo ndëshkohet me të kuqe
90' Arbitri kryesor akordon 5 minuta shtesë
87' Bekaj reagon në mënyrë fantastike, goditje potente e Skukës
81' Telushin nuk e mbajnë nervat, reagon ndaj Useinit
74' Bekaj goditet përsëri, Juxhin Xhaja paralajmëron për herë të fundit.
65' Partizani kthen në tabel qitje portën e Bekaj, por shënjestra e gabuar.
61' Skuka tenton përsëri, topi kalon tërë pasqyrën e portës
55' E pabesueshme çfarë humbet Partizani, topi shëtit në gjithë vijën fatale. Anësori akordon pozicion jashtë loje
51' Tifozët e Partizanit godasin Bekajn, arbitri kërkon Bitrin që të qetësojë tifozerinë.
48' Partizani në sulm total, kërkon barazimin e menjëhershëm
47' Starton me vrull pjesa e dytë, rrezikon Tirana
45+6 Mbyllet pjesa e parë e derbit. Çdo gjë në 45 minuta, karton i kuq, penallti dhe gol.
46' Gabim i pafalshëm i Rexhepit, Xhixha realizon për Tiranën.
43' Koordinim perfekt i Skukës, lëshon një "predhë" fluturimthi, por shumë larg kuadratit të Bekajt.
40' Bekaj reagon në mënyrë të shkëlqyer, goditje potente nga Hoti
37' VAR ndihmon Xhajën, skuqet Tirana. Bruno Lulaj lë ekipin me 10 lojtarë
32' Ndërhyrja e Lulajt për Skukën, kërkohet ndihma e VAR
24' Penallti për Tiranën, vendimi vjen me ndihmën e VAR. Xhixha i pasaktë, e ndal Rexhepi
19' Ka një rrëzim në tokë të Patrick, VAR po shikon me kujdes rastin. Suspancë në "Air Albania"
10' Protesta për penallti, Partizani kërkon 11 metërsh.
2' Shkëndija parë vjen nga Kallaku.
1' Starton supersfida e javës Partizani - Tirana