
Disa komentatorë e kanë kritikuar mbrojtësin e Juventusit për reagimin e tij të pasjellshëm, kështu që ai ka zgjedhur që të përgjigjet me anë të disa Storieve në Instagram. “Si kapiten dhe që u përballa me akuza të ndryshme, dëshiroj të qartësoj që zonja e re e cila hipi në autobus i është thënë vazhdimisht që të zbresë nga stafi, pasi që ajo disa herë është përpjekur të hipë në autobus pa autorizim, aq më pak me autorizimin e trajnerit. Asaj vazhdimisht i është kërkuar që mos të hipë në bord, pasi tashmë kishte bërë fotografi, praktikisht me tërë lojtarët që dolën nga stadiumi në zonën mikse. Duke shpërfillur rregullat, ajo megjithatë hipi dhe filloi filmimin për atë çfarë po ndodhte në bord. Autobusi i skuadrës është si një zhveshtore, një vend ku aksesi i të huajve është absolutisht i ndaluar. Nëse në botë ka dikush që lufton për rregullat e privasisë, atëherë jemi në futbollistët – edhe nëse ne jemi fytyra publike – ende kemi të drejtat tona, pavarësisht rezultateve apo si ecën sezoni. Rëndësia e mbështetjes së tifozëve nuk është problemi në këtë situatë. Ka të bëjë me respektimin e rregullave. Për autoritetin në fund të fundit, por jo më pak e rëndësishme për qeniet njerëzore. Nuk e kam problem nëse dikush me konsideron djalë të keq, por më intereson kur dikush me konsideron si dikë që përzë dikë jashtë pa asnjë arsye”, tha në këtë reagim të tij Bonuçi.Sta suscitando molte polemiche il video di una tifosa pubblicato sui social, che dice di essere stata invitata da #Mancini sul pullman dell’#Italia, ma cacciata malamente da #Bonucci e gli altri giocatori pic.twitter.com/S93LPdm9IX
— Calciomercatoweb.it (@cmercatoweb) November 19, 2022
Poll