
Nuk mund të mungonte tensioni në Porto - Benfica, teksa shifrat aktuale janë 1-1. Sapo ka nisur pejsa e dytë vendasit fitojnë një faull, por në atë moment goditet me dashje me top një futbollist i Portos. Pepe njihet si një lojtarë gjaknxehtë dhe kështu fillojnë shtyrjet me lojtarët rivalë, teksa vetë portugezi rrëzohet përtokë nga goditja e kundërshtarit. Duhej ndërhyrja e kryesorit për të qetësuar gjithçka, pasi situata mund të dilte jashtë kontrollit.
Arbitri kështu nuk kursehet, duke dhënë karton të verdhë për Pizzin dhe Pepen. Mbetet të shihet se kush do ia dalë në fund të fitojë në një sfidë kaq delikate.
Poll