
Mërgim Berisha po shkëlqen në Bundesligën gjermane. Sulmuesi me origjinë shqiptare po kalon një moment fantastik me ekipin e Augsburgut. 24-vjeçari është bërë sërish protagonist duke realizuar golin e tretë radhazi në kampionat. Në minutën e 55-të të takimit, ai tundi rrjetën duke i dhënë avantazhin ndaj Bayern Leverkusen.
Gjithçka nisi në minutën e 55-të, kur një goditje këndi u shfrytëzua më së miri nga Berisha. Ai shënjestroi me kokë duke çuar sferën në katërkëndësh. Një formë e mrekullueshme për shqiptarin, i cili po tregon vetëm progres në formën e tij. Në 13 javë ka shënuar golin e gjashtë në kampionat duke u shndërruar në lider në majën e sulmit.
Poll