Milot Rashica ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Galatasaray, pasi shënoi asistoipër Zaniolon në ndeshjen e fundit, sulmuesi kosovar ka tundur rrjetën vetë në ndeshjen që po luhet aktualisht përballë Konyaspor të Endri Cekicit, i cili ndodhet në stol.
Në minutën e 31’, Rashica merr një top të bukur në zonë nga Akturkoglu dhe finalizon bukur me të majtën një aksion fantastik nga Galatasaray. Ky është goli i tij i dytë në kampionat teksa numëron edhe 4 asiste. Një formë fantastike para grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës.
Poll