
Edon Zhegrova po kalon një formë mjaft të mirë në Francë me ekipin e Lille. Pas golit dhe dy asisteve në ndeshje ne fundit në kampionat, sulmuesi kosovar ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës përballë Lyon në Kupën e Francës.
Në minutën e 64’, pas një aksioni të Lille në krahun e majtë, Edon Zhegrova do të merrte një top në zonë dhe do të shënonte një penallti në lëvizje për të barazuar ndeshjen në 2-2. Sfida do të shkonte në ruletën e 11-metërshave ku Lyon do të tregohej më e saktë dhe të avanconte më tej.
Poll