
Bayern Munchen ka mbyllur në barazim ndeshjen përballë Bayer Leverkusen. Supersfida e javës së katërt të Bundesligës gjermane përfundoi 2-2.
Goli i parë u shënua nga Harry Kane në minutën e 7’ duke i sjellë kështu avantazhin e përkohshëm bavarezëve. Vetëm 17 minuta më vonë ishte Grimaldo nga goditja e dënimit që shënoi një supergol duke sjellë baraspeshën.
Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin shumë kërkuese duke zhvilluar një lojë të luftuar. Bayerni vazhdoi të sulmonte teksa gjeti golin e avantazhit me anë të Goretzkas në minutën e 86’. Kur u mendua se gjithçka po mbyllej, arbitri akordoi 11-metërsh për Leverkusen, penallti e cila u kthye në gol nga Palacios në minutën e 94'.
Kështu të besuarit e Xabi Alonsos marrin një pikë me shumë vlerë duke parë kundërshtarin me të cilin po përballeshin.
Harry Kane 7'
Grimaldo 24'
Goretzka 86'
Palacios 94'