Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për Xavin, Barcelonës i dëmtohet një tjetër lojtar titullar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për Xavin, Barcelonës

Barcelona ka fituar me rezultatin 1 me 0 ndaj Mallorcas. Lamine Yamal ishte heroi i mbrëmjes për katalanasit, që shënoi gol një kryevepër gjatë pjesës së dytë.

Pavarësisht 3 pikëve të marra në javën e 28 të La Ligas, gëzimi për Xavin nuk vjen nga çdo anë. Kjo pasi titullari që ai përzgjodhi për sonte, Raphinha, la fushën e lojës në minutën e 37’ për shkak dëmtimi.

Nesër pritet të ketë informacion më të detajuar, teksa vendin e tij e mori Fermin Lopez. Raphinha i shtohet kështu listës së gjatë të dëmtimeve te Barcelona, ku ndër të tjerë përmendim Pedrin, Gavin dhe de Jong.

Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë përsa i përket dëmtimeve. Shpresa më e madhe është që Raphinha të mos ketë diçka serioze, teksa ndeshja e kthimit në Champions League me Napolin është pranë.

Momenti i zëvendësimit të Raphinhas: (VIDEO)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga