
Këtë të mërkurë Corinthians dhe Flamengo luajtën për ndeshjen e parë të Kupës së Brazilit dhe Arturo Vidal kërkoi të ishte në fushë pavarësisht vdekjes së babait të tij.
Ndonëse tifozët e Flamengos e duartrokitën për vendimin e tij, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video në të cilën ai shihet duke qarë teksa ndjek funeralin e babait në Instagram.
Erasmo Vidal u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Lajmi pati ndikim të fortë te lojtari kilian, i cili dhe pse do të kishte dashur të shkonte në funeral, zgjodhi të çonte në fund angazhimet që kishte me skuadrën braziliane.
Poll