Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Njihet për golat e tij spektakolar, në Iran kujtojnë me mall Xhevahir SUKAJN

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Njihet për golat e tij spektakolar, në Iran kujtojnë me
Xhevahir Sukaj është nga ata sulmues që nuk harrohet lehtë në çdo ekip ku ka luajtur. Bomberi shkodran me secilën fanellë që ka veshur ka arritur të shënojë gola spektakolar në çdolloj forme e mënyre. Me akrobaci, me kokë, me të majtën të djathtën, nga distance, nga faulli, madje edhe nga mesfusha, golat e tij janë për t’u bërë album. Sukaj kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij te Sepahan në Iran ku luajti për 3 sezone duke shkëlqyer me gola tipi të tijët.  Faqja zyrtare në Instagram e Federatës së Futbollit Aziatik ka kujtuar një nga golat e tij në Champions League me fanellën iraniane. “Na mungon të shohim ndeshjet e Sepahan në Champions Leaguen aziatike. Kështu që le të shohim një gol të jashtëzakonshëm nga ata për të kaluar këtë nostalgji.”-shkruan Federata.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AFC فارسی (@theafchub_ir)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga