Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Një ditëlindje në karantinë, bashkëshortja surprizon lojtarin e TIRANËS: Dashuria ime dhe babi më i mirë në botë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një ditëlindje në karantinë, bashkëshortja

Teksa e kishte menduar të ishte ashtu grumbull me shoqërinë e tij, kjo datëlindje e ka gjetur lojtarin e Tiranës në kushte që askush s’mund t’i kishte menduar. Red Vogli feston 33-vjetorin e lindjes. Një nga lojtarët më të njohur të familjes së madhe bardheblu është surprizuar nga bashkëshortja e tij në 12 të natës.

Ndërsa Redi mbante vajzën e vogël në krah, Klaudia me një tortë në dorë dhe muzikën në sfond zgjedh t’ia bëjë disi më të ëmbël këtë ditëlindje shtatlartit bardheblu. Ndërkohë nuk mungojnë as fjalët emocionuese të bashkëshortes së tij teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime dhe babi më i mirë në botë. Unë dhe Reina jemi shumë me fat që të kemi. Zoti të dhëntë jetën e gjatë e të lumtur”.

Në këto ditë karantine prej Coronavirusit, edhe stafi i redaksisë Newsport.al i uron datëlindjen shtatlartit bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga