Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Një adoleshent mposht Anglinë në "Wembley", Brazili rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjeve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një adoleshent mposht Anglinë në "Wembley",

Angli 0-1 Brazil

(Endrick 80')

Brazili mposhti Anglinë në “Ëembley” në një test miqësor që përfundoi me rezultatin minimal 0-1. Heroi i “Selecao” ishte një 17-vjeçar, Endrick i cili shënoi golin e fitores në minutën e 80’.

Pak gola, por shumë spektakël që nga starti e deri në fërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit. Raste minutë pas minute nga secili kamp që pati mundësi të arta për të gjetur shumë më herët golin.

Në këtë mënyrë, gjigantët latin rikthehen te fitorja pas 4 ndeshjeve duke mposhtur “Tre Luanët” në shtëpinë e tyre.

Formacionet zyrtare:

Angli (4-2-3-1): Pickford: Walker, Stones, Maguire, Chilwell: Rice, Gallagher: Foden, Bellingham, Gordon: Watkins. Trajner: Southgate

Brazil (4-3-3): Bento: Danilo, Fabricio Bruno, Beraldo, Wendell: Guimaraes, Gomes, Paqueta: Rodrygo, Vinicius JR: Raphinha. Trajner: Dorival

LIVE:

90+5' Përfundon ndeshja.

80' GOL! 17-vjeçari Endrick ndëshkon Anglinë, Brazili gjen golin e avantazhit (VIDEO)

70' Gallagher rrëzohet brenda zone dhe pretendon penallti, por gjyqtari e konsideron të rregulltë ndërhyrjen. (VIDEO)

50' Rrezikon Anglia, Gordon gjendet i lirë brenda zonës pas një krosimi dhe godet drejt e në duart portierit. (VIDEO)

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

42' Maguire gabon në pasim, por gjuajtja e Raphinhas shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

35' Kundërsulm spektakolar i Brazilit, goditje të njëpasnjëshme brenda zonës dhe Paqueta që ndalet vetë nga shtylla. (VIDEO)

26' Foden përplaset në trupin e Wendell dhe rrëzohet në zonë, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

18' Rast i artë për Anglinë. Gallagher nxjerr Watkins para portës, por sulmuesi gabon duke gjuajtur shumë lart. (VIDEO)

17' Rodrygo godet brenda zonës, por gabon shënjestër duke nxjerrë topin jashtë.

16' Vinicius rrëzohet në zonë pas kontaktit nga Walker, gjyqtari e konsideron të rregullt ndërhyrjen. (VIDEO)

12' Paqueta nxjerr Vinicius të vetëm i cili vrapon drejt portës, godet lehtë dhe topi ndalet nga mbrojtësi anglez. (VIDEO)

1' Starton miqesorja e luksit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga