VIDEO/ Nisi me vonesë pjesa e dytë në Marok-Danimark, trajneri shkon për të nxjerrë lojtarin nga tualeti
Shkruar nga NEWSPORT
Pjesa e dytë e ndeshjes mes Marokut dhe Danimarkës ka nisur me disa minuta vonesë dhe kjo për një arsye të veçantë. Një nga lojtarët e kombëtares së Marokut, Amrabat kishte “ngecur” në tualet.
Është dashur ndërhyrja e trajnerit Rengragui për të nxjerrë futbollistin nga tualeti ku kishte “ngecur”,pasi dera ishte bllokuar, ndërsa tekniku i nervozuar për situatën e ndoshur ka ngritur zërin ndaj stafit të tij.
Menjëherë lojtari ka vrapuar drejt fushës së blertë, ku gjyqtari kryesore priste për të rifilluar ndeshjen. Një situatë komike kjo e regjistruar në ndeshjen e Kupës së Botës, në Katarin e çudirave, ku videoja e këtij momenti është bërë virale në internet.