Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Ngjarjet e Gazas prekin stadiumin "Air Albania", kombëtarja e vajzave injoron himnin e Izraelit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ngjarjet e Gazas prekin stadiumin "Air Albania",
Kombëtarja e Irlandës U-17 të vajzave fitoi përballë Izrealit në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të vajzave irlandeze. Por ajo ç’ka mori vëmendjen nuk ishte as loja apo rezultati. Një veprim që bëri shumë bujë ishte kur vajzat e kombëtares së Irlandës u kthyen me shpinë në momentin që filloi të luhej himni i Izraelit. U përfol shumë se kjo ndodhi në shenjë proteste kundër gjenocidit të nxitur nga qeveria e Izraelit në Gaza, por Federata e Futbollit të Irlandës ka reaguar menjëherë dhe duke përgënjështruar gjithçka, madje duke dhënë dhe ata verdiktin e tyre. “Shoqata e Futbollit të Irlandës do të donte të korrigjonte një keqintepretim që ekipi ynë i vajzave të Kombëtares U-17, në momentin që ata kthyen shpinën gjatë himnit të Izraelit përpara ndeshjes së tyre në Kampionatin Evropian të UEFA-s për Femra U-17, në Tiranë. Të dyja skuadrat ishin me fytyrë përballë tribunës kryesore në momentin që po luhej himni kombëtar izrealit dhe më pas vajzat e Irlandës janë kthyer që të kishin përballë flamurin e tyre, siç është traditë në mesin e shumë skuadrave Irlandeze”, ka thënë një zëdhënës nga pala irlandeze.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga