Neymar nuk është vetëm një futbollist por ikonë mediatike në Brazil. Sulmuesi shpeshherë i pëlqen të merret edhe me botën jashtë futbollit ku prej vitesh ka si pasion muzikën. Këtë herë, Neymar, ka zgjedhur të futet në botën e politikës në Brazil ku këtë të dielë janë zgjedhjet presidenciale.
Neymar ka shfaqur mbëshjtetjen e tij në presidentin aktual Jair Bolsonaro që synon të rizgjidhet edhe njëherë në krye të shtetit. Bolsonaro ka postuar një video në Tëitter ku shfaqet ylli i PSG që tregon numrin 22 duke ftuar votuesit të zgjedhin Bolsonaron. Neymar dhe Bolsonaro ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh që nga koha kur sulmuesi bëri kalimin në Barcelonë.
– Reeleição Hexa.
– Valeu, @neymarjr !Brasil acima de tudo!
Deus acima de todos!2️⃣2️⃣ ✅ ⚽ pic.twitter.com/RCdW6tEEN3
— Jair M. Bolsonaro 2️⃣2️⃣ (@jairbolsonaro) September 29, 2022