Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ndodh dhe kjo në Seria A, arbitri kryesor dëmtohet dhe zëvendësohet pas 11 minutave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndodh dhe kjo në Seria A, arbitri kryesor dëmtohet dhe

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në ndeshjen mes Bolognas dhe Veronës, që po luhet për javën e 26-të të Seria A dhe ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1 me 0 për Bolognan. Arbitri kryesor i ndeshjes Rosario Abisso u detyrua të zëvendësohej nga gjyqtari i katërt pas 11 minutave lojë.

Kjo pasi Abisso pësoi një dëmtim në minutën e 3’, që e bëri të pamundur vazhdimin. Skuadra e Bolognas po sulmonte, kur një nga lojtarët shkeli aksidentalisht në këmbë Abisson.

Dhe pse ai mori ndihmën mjekësore nga stafi i Bolognas, dëmtimi i pësuar nuk mundësonte vazhdimin. Kështu vendin e tij e zuri Giacomo Camplone, teksa kujtojmë që kjo është ndeshja e nëntë për të në Seria A.

Momenti i zëvendësimit të arbitrit Rosario Abisso: (VIDEO)

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga