
Slovan Bratislava - Feronikeli / 2 - 1 / Raundi i dytë eleminator në Europa League / Ndeshja e parë/
Formacionet:
Slovan Bratislava: Greif, Rharsalla, Ljubiçiç, Sporar, Abena, Rafael Ratao, Sukhotskiy, Nono, Holman, Bozhikov, Bajriç
Feronikeli: Smakiçi, Dabiçaj, Lladrovci, Hoti, Fazliu, Jean Carioca, Malaj, Islami, Rexha, Prekazi, Yll Hoxha.
Feronikeli e ka mbyllur me humbje ndeshjen e parë. Kampionët
e Superligës së Kosovës, janë mundur në transfertën e Slovan Bratislavas me
rezultatin e ngushtë 2-1.
Goli i dytë për sllovakët është shënuar me penallti dhe ishte shumë i dyshimtë, por megjithatë arbitri nuk ka ndërruar mendjen.
Gjithsesi, Feronikeli është ende në lojë, sepse për të kaluar në raundin e 3-të, mjafton një fitore minimale 1-0 në shtëpi. Padyshim që s'do të jetë le lehtë, me sllovakët që janë më favoritë, por jo në pak raste futbolli na ka treguar se jo gjithmonë fiton skuadra që është më e favorizuar.