
Bayerni ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të sfidës përballë Hoffenheim e cila është e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës. 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në “Allianz Arena”, Bayerni e mbylli me avantazhin minimal 1-0.
Golin e vetëm të pjesës së parë të kësaj sfide e shënoi Jamal Musiala. Talenti gjerman gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18’, pas një pasimi të marrë nga Leroy Sane. Momentalisht bavarezët shkojnë në kuotën e 41 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusen.
Goli i Bayernit. (VIDEO)
Poll