Armando Broja e ka nisur si titullar ndeshjen mes Fc Emmen dhe Vitesse. Sulmuesi kuqezi ka dhënë një assist në minutën e nëntë, teksa Tannane dërgoi topin në rrjetë. Miqtë gjetën të parin në minutën e dytë, me anë të Buitink (0-2 rezultati aktual).
Broja po bën një sezon pozitiv në sezoni ne tij të parë në Hollandë. 20 vjeçari ka shënuar 5 gola këtë edicion, por ka ndihmuar ekipin edhe në aspekte të tjera. Shpresohet se do vijohet me të njëjtin ritëm, e pse jo një ditë ta shikojmë në një klub më të madh.