Mirlind Daku është kthyer në protagonist absolut në ndeshjen e Rubin Kazan përballë Sochi në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar gol në minutën e 66-të të ndeshjes duke vulosur dhe 3 pikët me golin e 2-0.
Një supergol nga bomberi i cili i lëshon një tjetër sinjal Sylvinhos për të qenë ai 9-shi titullar përballë Moldavisë. Me të mbaruar ndeshja, lojtari do të hipë në avion për t’u nisur menjëherë drejt Tiranës ku e presin shokët e Kombëtares ditën e nesërme, kur të nisë dhe stërvitja e parë e kuqezinjve.
Ajo ndaj moldavëve, do të jetë ndeshja e 4-të e tij me fanellën kuqezi, ndërsa ka shënuar 1 gol e ka dhuruar një asist.
Poll