
Milani nuk ndalet në kampionat dhe merr fitoren e radhës 2-0 ndaj Fiorentinës. Një lojë totalisht e dominuar nga kuqezintjë që fitojnë edhe pa Ibrahimovic të dëmtuar. Milani e nis mjaft mirë ndeshjen pasi shënon dy gola që në pjesën e parë. Fillimisht Romangoli në minutën e 17-të e më pas Kessie në minutën e 28-të nga penalltia.
Mesfushori ka mundësi të shënoi edhe golin e 3-të, por humbet penalltinë. Fiorentina nga ana tjetër provon të reagoi, por Donnarumma tregohet I saktë duke mbajtur portën e tij të pa prekur dhe me sfidën që mbyll 2-0. Me këtë 3 pikësh, Milani ndodhet në vendin e parë me 23 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e 16-të me 8 pikë.
Poll