Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Michel Platini kundër VAR-it: Është një m*t i bukur, nuk i rregullon gjërat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Michel Platini kundër VAR-it: Është një m*t i bukur,

Michel Platini, ish-presidenti i UEFA, u pezullua në 2016, kur dukej i destinuar të pasonte Sepp Blatter si presidenti i FIFA-s, për një pagesë prej rreth 1,8 milionë euro të marrë tetë vjet më parë nga vetë ish-numri 1 i futbollit Botëror. Platini fillimisht u pezullua për 8 vjet, por dënimi u reduktua në 6 në apel e në 4 nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Javën e ardhshme përfundon edhe pezullimi e tij nga aktivitet e lidhur me futbollin dhe ish-presidenti i UEFA-s po mendon të kandidojë për presidencën e FIFA-s në vitin 2023. Në një intervistë për "RaiDue", Platini ka folur edhe për VAR-in në fuboll. Sipas tij ky llojë sistemi është një m*t i bukur.

"Pse jam kundër VAR? Për shkak se nuk i rregullon gjërat, i lëviz ato. Për të shpjeguar pse nuk jam dakord do të duheshin tridhjetë minuta. Jam i bindur për ato që them dhe mendoj se nuk do të kthehemi më. Dhe unë mendoj se është një mut i mirë, "tha ish presidenti i UEFA-s.

https://twitter.com/chetempochefa/status/1196187048144777221
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga