Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Messi i papërmbajtshëm, “Pleshti” argëtohet në Amerikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Messi i papërmbajtshëm, “Pleshti” argëtohet
Pasi shënoi golin e tij të parë në MLS në mënyrë dramatike në minutën e fundit me anë të një goditje dënimi përball Cruz Azul dhe që i dha fitoren ekipit të tij, Leo Messi u rikthye sërish të martën në mbrëmje. Kundër Atlanta United në ndeshjen në grup të Kupës së Ligës (ndeshje që u fitua nga Inter Miami 3-0), Messi shënoi jo një, por dy herë në 20 minutat e para të ndeshjes. Për golin e tij të parë të natës, vetëm tetë minuta pas fillimit ndeshjes, Messi bëri vaprim në fushë dhe ishte në gjendje të shënonte përballë portierit edhe pse me pak fat pasi topi u rikthy nga shtylla dhe për të ndryshuar rezultatin në 1-0. Vetëm pak minuta më vonë, Messi shënoi dhe golin e dytë të natës ku padyshim ishte protagonist në aksion, pasi lojtarët e Atlantës e lanë atë plotësisht të pambuluar që nga mesi i fushës e deri në zonë. Me të vertëtë Messi nuk po shijon vetëm jetën e Miami por edhe ligën amerikane të futbollit.    
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga