
Ekipi i Rijekes po fiton momentalisht 3-0 përballë Istra 1961, ndeshje e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit kroat.
Tek ekipi i Rijekes aktivizohet mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi që sot u shfaq protagonist. Pikërisht ishte shqiptari në minutën e 44-të që shënoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zone për të çuar rezultatin në 2-0.
Një shenjë e mirë kjo dhe një sinjal për trajnerin Sylvinho pasi po afrojnë ndeshjet e shtatorit të vlefshme për Euro 2024.
Galeria fotografike ()
Poll